Shpërndaje në: Kapiteni i Austrisë, David Alaba, po trajtohet në mënyrë të veçantë nga përzgjedhësi Ralf Rangnick. Alaba është zëvendësuar në tri ndeshjet e fazës së grupeve, kundër Jordanisë, Argjentinës dhe Algjerisë. Trajneri i austriakëve ka dhënë arsyet pse Alaba nuk ka kompletuar ende asnjë ndeshje.
“Alaba nuk është i lënduar, por sa më shumë loja zhvillohet, muskujt e tij fillojnë të tregojnë shenja shtrëngimi. Pse duhet të rrezikojmë? Ne kemi qendërmbrojtës shumë të mirë në skuadër. Kemi opsione”, ka thënë Rangnick, raporton “AS” të hënën. 34-vjeçari me Austrinë ka luajtur 116 ndeshje, ndërsa ka shënuar 15 gola.
