Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa vazhdon të ndajë momente nga muaji i saj i mjaltit në Itali me bashkëshortin, aktorin Callum Turner. Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Dua ka tërhequr vëmendjen teksa pozon e zhveshur në një vaskë prej mermeri, duke ruajtur privatësinë në mënyrë artistike, ndërsa në pah vihet edhe unaza e saj e re e martesës.
Përveç këtij imazhi, artistja ka ndarë edhe fotografi ku shfaqet duke shijuar diellin me bikini në stilin e të brendshmeve, të kombinuara me aksesorë elegantë, duke reflektuar atmosferën luksoze të pushimeve romantike në bregdetin italian.
Dua Lipa Çifti, i cili kurorëzoi dashurinë me martesë gjatë ceremonive të mbajtura në Londër dhe Sicili, po kalon javët e para si bashkëshortë mes peizazheve piktoreske të Italisë, duke ndarë me ndjekësit momente relaksi, udhëtimesh dhe darkash romantike.
Postimet e fundit të Duas kanë marrë miliona pëlqime në vetëm pak orë, ndërsa fansat kanë komplimentuar stilin e saj veror dhe atmosferën përrallore të muajit të mjaltit. Dua Lipa
