Bizneset gati për mërgatën, por çmimet e disa shërbimeve mund të

0%

Gjatë muajve të verës, kthimi i diasporës në vendlindje sjell rritje të qarkullimit ekonomik, veçanërisht në sektorin e gastronomisë, hotelerisë dhe atë të shërbimeve. Restorantet e hotelet frekuentohen më shumë, derisa edhe dyqanet e tregjet për çdo vit raportojnë rritje të shitjeve. Por me ardhjen e mërgimtarëve, një pjesë e bizneseve rrisin edhe çmimet.

Njohës të ekonomisë thonë se mërgata është infuzion për ekonominë e vendit. Megjithatë, shqetësuese sipas njohësve të fushës, mbetet fakti që remitencat e diasporës shkojnë më shumë për konsum e banim, shkruan RTK. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti, remitencat e dërguara nga diaspora në Kosovë arritën në mbi 313 milionë euro.

Gjermania, Zvicra, Italia e Austria prijnë për nga vlera më e madhe e dërgesave në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot