Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se është rritur numri i bizneseve të reja në Kosovë. Sipas ministrisë, mbi 6,800 biznese të regjistruara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.
Në njoftim thuhet se sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 është shënuar rritje e numrit të bizneseve të reja të regjistruara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
“Në periudhën 1 janar – janë regjistruar gjithsej 6,834 biznese të reja, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, 1 janar – , janë regjistruar 6,545 biznese”- thuhet në njoftim. Ndërsa theksohet se kjo paraqet një rritje prej 289 bizneseve, më shumë krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.
Tutje thuhet se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe ARBK-ja, mbeten të përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e bizneseve dhe promovimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
