Festa për të mbuluar gënjeshtrën

0%

28 Qershori është një festë gënjeshtër për ta mbuluar një gënjeshtër historike. Asnjë lloj kuptimi nuk e ka kjo festë. Behët për ta mbuluar origjinën pa histori të Serbisë në këtë pjesë të Dardanisë. Armiku më i madh i Serbisë është e vërteta thoshte më plotë të drejt i madhi Leo Freudlich, kur flitej për historinë serbe. Kjo gënjeshtër u shit dhe u mbajt në treg me shekuj.

Në veçanti nga viti 1776 kur Sulltani Hamiti në marrëveshje me Sofionisin-II- (Krypatriarkun e Kostandinopojës) shpallën gjuhën shqipe gjuhë të djallit. Ndërsa më 31 maji të vitin 1779 Sulltani nxori dekret ligjin për ndalimin e gjuhës dhe kulturës shqipe. Shqiptaret që po hapnin shkolla shqipe vriteshin.

Kështu u vra Dhaskal Todri dhe në vazhdimësi deri sa ishte Perandoria turke në Gadishullin Ilirik. Pastaj këtë ligj e vazhdoj Serbia deri në vitin 1999. Me ndërprerje të vogla. Shqiptarët nuk kishin mundësi që të prezantonin vetë dhe historinë e lashtë të tyre. Kjo datë mund të kishte kuptim të festohej dasma e Marija Brankoviqit me Sulltanin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo ndodhi menjëherë pas lufte që e zhvilluan arbëroret kundër Perandorisë Turke. Bazuar në dokumente që tani normalisht zbulohen dhe studiohen nga shqiptaret e shkolluar dhe të lirë. Betejën e Kosovës sipas dokumenteve arkivore të arkivave të Vatikanit dhe të Spanjës e ka komanduar Konstantin Kastriot Mazerku dhe i biri i tij Pali. Ky ishte stërgjyshi i Gjegj Kastriotit- Skënderbeut.

Pas kësaj lufte sikur gjithmonë ruset e shfrytëzuan për të lidhur miqësi me Sulltanin, derisa arbëroret po luftonin kundër ti. Nëse të parët e serbeve do të thotë ruset fituan diçka, qoftë edhe një simpati pas kësaj martese, këtë e arritën përmes Maria Brankoviq e quajtur pas martese Hatun. Serbia duhet ta festoj dasmën dhe jo luftën.

Sot do të duhej që në këtë festë të valëviteshin fotografit e Marijes dhe mundësisht edhe të bukurosheve tjera të haremeve. Nëse diçka mund të quhet luftë ajo është lufta e Marisë(Hatun) me Sulltanin që u zhvillua në krevat të Sulltanit në Stamboll, e jo në Fushë Kosovë. Kjo u tregua shumë e dashur, lozonjare, me shumë naze(shiko filmat turk).

Derisa vajzat shqiptare vetëvriteshin për të mos ra në dorë të turqve. Ato pranonin vdekjen para se të bëheshin nuse të armiku i tyre. Shqiptaret e kishin për turp martesën jashtë arbërit. Ato betoheshin se do të vriteshin para se ta turpërojnë fisin dhe prindërit dhe varret e të parëve të tyre.

Sot serbet do të duhej ta kishin fotografitë e kësaj Sulltaneshës Maria që përmes të “patriotizmit” të saj n[ë këtë formë, ju siguroj toka, pasuri duke ua marrë arbërorëve, pastaj u mundësoj edhe të formojnë shtet mbi shtetin arbëror. Të ndërrojnë emrat e toponimeve: Kështjella e Bardh të quhet Beograd, Gojani të quhet Jagodina, Lumi Tuna të quhet Dunav etj, etj anë e këndë vendeve tona.

Kjo martesë dhe mbushja e haremeve turke me femra ruse ishte lufta që u bë kundër kësaj perandorie. Këto luftë Turqia nuk e përballoj. Deri tani nuk ka pas shënime të mjaftueshme për të sqaruar këto fakte. Pastaj nuk kishte as liri shprehje nga se vriteshin, burgoseshin intelektualet shqiptar që trajtonin këto çështje.

Në Gazimestan do të duhej të ngritët përmendorja e Kostandin Kastriot Mazrekut, Pal Konstadinit dhe Princave të tjerë arbëror që ishin në këtë betejë; e jo të pështillen këto rrena në dëm të historisë së Kosovës dhe më gjerë.

Burimi: Bota Sot