Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën

0%

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka njoftuar se një 21-vjeçar është shpëtuar i gjallë nga rrënojat e një ndërtese, pas tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter që goditën Venezuelën disa ditë më parë.

Sipas Bukeles, bëhet fjalë për Aaron Levi Cantillo Vargas, i cili mbeti i bllokuar nën rrënojat e ndërtesës OPP 25, në sektorin Tanaguarena, në famullinë Caraballeda të shtetit La Guaira. Operacioni i shpëtimit u realizua falë bashkëpunimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Venezuela, Meksika dhe El Salvadori, të cilat punuan për orë të tëra për të arritur tek i riu.

Në një postim në rrjetet sociale, Bukele e cilësoi shpëtimin e 21-vjeçarit si “një mrekulli”, ndërsa bëri të ditur se Aaron Levi Cantillo Vargas po merr tashmë kujdes të specializuar mjekësor. “Pas orësh intensive pune të përbashkët, Aaron Levi Cantillo Vargas, 21 vjeç, është shpëtuar i gjallë. Falënderojmë Zotin që e bëri të mundur këtë mrekulli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ne vazhdojmë punën me shpresën për të shpëtuar edhe më shumë jetë”, shkroi presidenti i El Salvadorit. Después de intensas horas de trabajo conjunto, Aaron Levi Cantillo Vargas, de 21 años, ha sido rescatado con vida del edificio OPP 25, en el sector Tanaguarena, parroquia Caraballeda, estado de La Guaira.

Este rescate fue posible gracias al esfuerzo coordinado de los equipos de… pic.twitter.com/NTeqQWCNKr — Nayib Bukele (@nayibbukele) June 29, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com