LDK njofton se Kolegjiumi i Degëve të saj, i mbledhur sot në selinë qendrore të LDK-së, shqyrtoi zhvillimet politike në vend, rezultatin zgjedhor, gjendjen institucionale dhe angazhimin e LDK-së në këtë periudhë.
Në deklaratën e LDK-së thuhet se “Rikonfirmohet mbështetja e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në ushtrimin e përgjegjësive të tyre politike e statutore..”. Ndërsa thuhet se zgjedhjet e brendshme pritet të mbahen gjatë vitit 2027, në përputhje me afatet statutore.
Pas diskutimeve, Kolegjiumi i Degëve: Vlerëson lart angazhimin dhe punën e të gjitha strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se, brenda një periudhe relativisht të shkurtër nga zgjedhjet paraprake, LDK arriti rritje të mbështetjes qytetare.
Kolegjiumi kërkon një analizë të plotë të rezultatit zgjedhor, me qëllim të nxjerrjes së mësimeve të nevojshme dhe identifikimit të mundësive për përmirësim të mëtejmë të organizimit dhe veprimit politik të LDK-së.
Rikonfirmon mbështetjen e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në ushtrimin e përgjegjësive të tyre politike e statutore, në angazhimin për stabilitetin institucional të Republikës së Kosovës, si dhe në mbrojtjen dhe përfaqësimin e vlerave, parimeve dhe politikave të LDK-së në institucionet e vendit.
Rikonfirmon përkushtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të kontribuar në ndërtimin e institucioneve funksionale, në respektimin e rendit kushtetues dhe në ofrimin e zgjidhjeve që i shërbejnë interesit shtetëror dhe qytetar. Rithekson se çështjet e organizimit të brendshëm të LDK-së rregullohen nga Statuti i partisë dhe vendimet e organeve të saj legjitime.
Zgjedhjet e rregullta për të gjitha strukturat drejtuese të LDK-së do të mbahen gjatë vitit 2027, në përputhje me afatet statutore.
Fton të gjitha strukturat, anëtarët dhe funksionarët e LDK-së që energjinë dhe angazhimin e tyre ta përqendrojnë në forcimin e mëtejmë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në ruajtjen e unitetit të saj dhe në përmbushjen e përgjegjësive që kemi ndaj qytetarëve dhe Republikës.
Kolegjiumi i Degëve rithekson se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë së brendshme, respektimit të Statutit dhe vendimmarrjes institucionale. Me unitet, përgjegjësi dhe besim në projektin tonë politik, LDK do ta vazhdojë rrugëtimin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Kjo mbledhje që nisi në ora , vjen pas rezultatit zgjedhor të 7 qershorit dhe kërkesave të disa degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së. Pas mbledhjes, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se gjithçka që vjen në kuadër të kërkesave që më pa LDK-në me të fuqishme, është qëllim i përbashkët.
“Nuk i shohim në kështu proceset bardh e zi, unë pe shoh se debati në studio deri të pyetja jote është me kleçkë. Por proceset politike nuk definohen në LDK kështu.
Ne kemi debat të brendshëm i cili sot ka fillu, me një organ është mbyll do të vazhdohet me organe tjera, vendimmarrës është lidershipi i LDK-së, grupi i deputetëve bart sovranitet qytetarë, janë 18 deputetë që kanë votë qytetare që do ta kenë rolin, peshën dhe fjalën e vet.
Gjithçka që vjen në kuadër të kërkesave që më pa LDK-në ma shumë, ma lartë, më unike, me të fuqishme, është qëllim i përbashkët dhe këtë qëllim kemi me shty përpara. Në mund të kem dallime për rrugë, por për qëllim nuk kemi asnjëri prej neve asnjë lloj dallimi” – u shpreh ai. Pas kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku ka reaguar më në rrjete sociale.
Me fjalinë “Si nuk u ngopët kurrë”, kishte nisur kundërpërgjigjen ndaj dy bashkëpartiakëve të tij (Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit) që udhëheqin me degët e LDK-së në Pejë e Lipjan, e të cilët janë të parët që i kërkuan dorëheqjen. Ai kishte kërkuar që këto kërkesa të i ishin bërë në sy.
Madje, i pari i LDK-së ka thënë se ndonëse vet e ka trajtuar dorëheqjen më 31 janar, do të pranonte menjëherë dorëheqjet e Muhaxherit dhe Ahmetit si dorëheqje morale pas perfomancës së dobët të këtyre degëve në zgjedhjet qëndrore.
Pas kërkesave të degëve të LDK-së në Lipjan, Pejë dhe Degës së Dytë në Prishtinë për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, si pasojë e pakënaqësive me rezultatin zgjedhor, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ilir Ferati.
Sipas tij, kryetarët e lartcekur, në vend të një analize të ndershme mbi përgjegjësitë që i takojnë secilit nivel, po përpiqen ta zhvendosin të gjithë barrën e rezultatit vetëm te niveli qendror. Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja e vetme sipas deputetes së zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
Këto fjalë i ka shkruar Bajrami më pasi që dorëheqja iu kërkua kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku nga dega e Pejës, Lipjanit dhe degës së dytë të Prishtinës, pas rezultatit zgjedhor të kësaj partie. Bajrami ka kërkuar sjellje me dinjitet, duke shtuar se pozitat nuk janë të përhershme.
Në janarin e këtij viti u mbajt votëbesimi ndaj kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku pasi që ai vet e kërkoi këtë pas rezultatit zgjedhor të dhjetorit 2025. E Bajrami ka shkruar se edhe në janar ka thënë se përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor duhet reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme.
Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura më LDK ka dalë partia e tretë në vend me 16.69% apo 18 deputetë, pas LVV-së që fitoi 53 deputetë dhe PDK-së me 22 sosh.
