Tragjedi në Itali, helikopteri përplaset me kabllot e teleferikut –

0%

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në rajonin e Piemontes në Itali, ku dy persona kanë humbur jetën pasi mjeti fluturues me të cilin po udhëtonin u përplas me kabllot e një teleferiku dhe u rrëzua. Ngjarja ndodhi të mërkurën, më 26 gusht, pranë digës Campliccioli, në zonën e Antrona Schieranco, në provincën Verbano-Cusio-Ossola.

Mjeti, i tipit autogiro (gyrocopter), ishte me dy vende dhe u rrëzua pranë liqenit Campliccioli. Viktimat janë identifikuar si Alessandro Angelo Muscinelli, 62 vjeç, banor i Premenos dhe pilot i mjetit, si dhe Antonella Pagliarani, 63 vjeç, nga Milano, e cila ishte partnere e vëllait të Muscinellit.

Sipas raportimeve, mjeti fluturues goditi kabllot e teleferikut dhe më pas u rrëzua në një livadh pranë digës. Në vendngjarje u dërguan ekipet e emergjencës dhe shërbimet e shpëtimit, por për dy personat në bord nuk kishte mundësi shpëtimi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com