Dibrani në Izrael, diskuton për shkëmbim përvojash në siguri dhe

0%

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, gjatë vizitës zyrtare në Izrael ka zhvilluar takim me përfaqësuese të larta izraelite.

Dibrani, së bashku me Zëvendësshefin e Misionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael, Mehmet Morina, kanë takuar në Ambasadën e Kosovës ambasadoren jorezidente të Izraelit për Kosovën, Tamar Ziv, si dhe drejtoreshën për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Irit Amitaj.

Gjatë takimit, Dibrani ka prezantuar të arriturat e SHKK-së, duke veçuar avancimin e sigurisë, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e programeve rehabilituese e risocializuese. Po ashtu, janë diskutuar praktikat e reja të sistemit korrektues të Kosovës dhe përpjekjet për ngritjen e standardeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes Kosovës dhe Izraelit, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe sistemit korrektues.

Burimi: Bota Sot