Nga 60 deri në 100 euro, ekzekutohen paratë për librat

0%

Miratohet Katalogu i Teksteve Shkollore dhe ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar Katalogun e Teksteve Shkollore dhe ka njoftuar se janë ekzekutuar mjetet në llogaritë e prindërve përfitues për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9 për këtë vit shkollor.

“Procesi i aplikimit të prindërve/kujdestarëve ligjorë ka nisur më 27 korrik dhe është zhvilluar përmes platformës eKosova. Çdo aplikim i dorëzuar është verifikuar nga koordinatorët e autorizuar në secilën shkollë. Listat e verifikuara nga shkollat më pas i janë nënshtruar verifikimit përfundimtar nga komisioni përkatës i MASh.

Lista përfundimtare e përfituesve i është dorëzuar Ministrisë së Financave për realizimin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të prindërve”, thuhet në njoftimin e ministrisë. “MASh ka zhvilluar negociata me shtëpitë botuese për përcaktimin e çmimeve finale të shitjes së teksteve shkollore. Komisioni për negocim ka përgatitur raportin përfundimtar mbi rezultatet e procesit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në bazë të këtij raporti dhe në përputhje me autorizimet ligjore MASh ka miratuar Katalogun zyrtar të Teksteve Shkollore, në të cilin përcaktohen çmimet finale të shitjes për secilin tekst. Çmimet e përcaktuara në këtë katalog janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pikat e shitjes së teksteve shkollore”.

MASh tha se katalogu është publikuar online dhe mund të gjendet në këtë link: Përndryshe, kjo është vlera e subvencionimit për prind/nxënës për tekstet shkollore në gjuhën shqipe: Klasat 1 dhe 2 – 60 euro; Klasa 3 – 65 euro; Klasa 4 – 70 euro; Klasa 5 – 80 euro; Klasat 6 dhe 7 – 90 euro; Klasat 8 dhe 9 – 100 euro.

Burimi: Bota Sot