Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të datës , Kurti e ka falënderuar ambasadorin francez për shërbimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, i cili gjatë këtij viti është konkretizuar edhe përmes disa marrëveshjeve dhe instrumenteve të bashkëpunimit.
Në njoftim është përmendur takimi dhe dreka e punës e Kurtit me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize në mars, si dhe vizita e ministrit të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, në Kosovë në korrik.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, këto takime janë konkretizuar me pesë marrëveshje dhe instrumente që avancojnë bashkëpunimin në drejtësi, arsim dhe frankofoni, si dhe partneritetin financiar dhe institucional për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Kurti dhe ambasadori Guérot kanë vlerësuar rëndësinë e këtyre rezultateve për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Në takim është theksuar edhe rëndësia e mbështetjes së Francës për rrugën evropiane dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.
Në fund, Kurti i ka uruar ambasadorit Guérot suksese në angazhimet e tij të ardhshme dhe i ka shprehur mirëseardhje të përhershme në Kosovë. Një ditë më parë, më , Guérot është pritur në takim lamtumirës edhe nga u.d presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu; kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Olivier Guérot ka mbajtur pozitën e ambasadorit të Framcës në Kosovë nga viti 2022 Jean-François Huchet do të jetë ambasadori i ri i Francës në Kosovë, i cili do ta marrë detyrën nga muaji shtator.
