Nga dasma në tragjedi: 34-vjeçari Arianit Çetaj gjendet pa shenja

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj dhe opinionin në Pejë. Arianit Çetaj, 34 vjeç, është gjetur pa shenja jete paraditen e së enjtes në shtëpinë e familjes së tij, në rrugën “Vëllazëria Dalemani” në Pejë.

Sipas raportimeve, vetëm disa orë para ngjarjes tragjike, Arianiti kishte marrë pjesë së bashku me babain dhe familjarët e tij në një dasmë në Prizren. Familjarët ishin kthyer në shtëpi rreth orës të mëngjesit, ndërsa më pas secili ishte tërhequr për të pushuar. Rreth orës , Arianiti është gjetur nga babai dhe vëllai i tij i përkulur mbi një divan në tarracën e shtëpisë.

Familjarët kanë kërkuar menjëherë ndihmën e Emergjencës dhe të Policisë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se 34-vjeçari nuk kishte shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit, krimteknikët dhe Prokurori i Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore. Arianit Çetaj ishte djali i rapsodit të njohur Hasan Çetaj. Familjes Çetaj, të afërmve dhe miqve të të ndjerit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Burimi: Bota Sot