A po befason Rodri?

0%

Edhe pse prej javësh ishte lidhur me një kalim te Real Madridi, kapiteni i kombëtares së Spanjës, Rodri, është shumë pranë transferimit te FC Barcelona. Sipas gazetës “Marca”, lojtari të enjten e ka njoftuar drejtuesit e klubit katalanas se dëshiron të bëhet pjesë e skuadrës së trajnerit Hansi Flick. Kjo do t’i mundësojë Barcelonës të nisë negociatat me Manchester City.

Pritet që shuma e transferimit të mos jetë më e ulët se 50 milionë euro. Gjithashtu, sipas raportimeve, klubi e ka konfirmuar jozyrtarisht këtë informacion.

Burimi: Bota Sot