Klubi spanjoll konsiderohet favorit

0%

Arsenali raportohet se ka bërë një lëvizje surprizë për kapitenin e Tottenham Hotspurit, Cristian Romero. Sipas gazetarit italian Alfredo Pedullà, “Topçinjtë” kanë shfaqur interes konkret për qendërmbrojtësin argjentinas, i cili pritet të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere. Romero është lidhur prej kohësh me një transferim te Atletico Madridi, ndërsa interesim ka shfaqur edhe Interi.

Klubi spanjoll konsiderohet favorit për ta transferuar 28-vjeçarin, pasi vetë lojtari dëshiron të zhvendoset në Madrid. Megjithatë, Atletico ende nuk ka arritur të plotësojë kërkesën e Tottenhamit, i cili kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.

Burimi: Bota Sot