“Po shkatërroni meritokracinë në Polici!”- Krenar Ahmeti: Ndryshimet

0%

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, ka kritikuar ndryshimet e fundit në ligjin për Policinë e Shtetit, duke deklaruar se ato dëmtojnë meritokracinë dhe strukturën e institucionit. Siç tha ai, në seancën e fundit, janë miratuar disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, ku i kanë dhënë kompetenca drejtorit të përgjithshëm, pra gradë për funksion.

“Kanë shkatërruar në këtë formë meritokracinë”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se këto ndryshime dëmtojnë punonjësit e Policisë së Shtetit që ndërtojnë karrierën përmes punës dhe përvojës. Ahmeti komentoi edhe marrëdhëniet mes Policisë së Shtetit, SPAK dhe BKH-së, duke u shprehur se kur “çdo regjim, kur fillon dhe përpëlitet, nuk gjen zgjidhje tjetër.

Nën justifikimin e veprimeve burokratike, mundohet që të katapultojë persona të cilët do të zbatojnë urdhrat politikë, jo ligjin”. Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti: Në ditët e fundit, në seancën e fundit, janë miratuar disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit. Kanë ndryshuar disa pika, ku i kanë dhënë kompetenca drejtorit të përgjithshëm, pra, gradë për funksion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kanë shkatërruar në këtë formë meritokracinë. Mua më dhimbsen shumë ata kolegë të cilët shpresojnë që një ditë, me punën, djersën dhe dinjitetin e tyre, do të ngrihen në një gradë të caktuar. Sepse grada është pagesë, grada është dinjitet, grada është pikërisht të krijohet piramida, zinxhiri i komandimit me meritokraci. Këta e kthyen, të paktën këtë pikë, në vitin 1994-1995.

Do merret një oficer i cili, në thonjëza, është njësoj si një patronazhist dhe do vendoset në pozicionin e drejtorit dhe, në bazë të këtij ligji, do t’i jepen grada. Kjo është të zhbësh ligjin e Policisë së Shtetit. Kjo do të thotë të shkatërrosh piramidën nga baza poshtë, ta çosh në bazën sipër. Nuk mund të ndodhë. I jep një goditje të jashtëzakonshme këtij institucioni.

Arrin deri aty sa të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, në këtë mënyrë, të demoralizohen. Kjo do të thotë më shumë krim në rrugë, më shumë krim në skutat e këtij vendi. Ju po e shihni vetë se çfarë krisjeje dhe çfarë çarje ka ndërmjet SPAK, BKH dhe Policisë së Shtetit dhe pse e kanë bërë? Sepse çdo regjim, kur fillon dhe përpëlitet, nuk gjen zgjidhje tjetër.

Nën justifikimin e veprimeve burokratike, mundohet që të katapultojë persona të cilët do të zbatojnë urdhrat politikë, jo ligjin. Kjo është diçka e keqe për këtë institucion dhe për ne. Me shpresën e plotë që kjo klikë, kur të shporret nga ky vend, ne do të ndërtojmë institucionin e Policisë së Shtetit të saktë, t’u ngjajë atyre në të gjithë Ballkanin dhe Evropën.

Do t’ia kthejmë Policinë e Shtetit vendit. Mos e lëshoni fronin, po vjen dita. Në shtator do ta marrim situatën në dorë.

Burimi: Bota Sot