IKSHPK u bën thirrje pacientëve të vlerësojnë shërbimet shëndetësore

0%

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që, me rastin e marrjes së shërbimeve shëndetësore, ta plotësojnë pyetësorin elektronik përmes QR-kodit të vendosur në hapësirat e institucioneve shëndetësore. Pyetësori është pjesë e projektit të përbashkët të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për matjen e kënaqshmërisë së pacientëve.

Në njoftim, IKSHPK-ja ka bashkëngjitur edhe një video, në të cilën sqarohet mënyra e skanimit të QR-kodit dhe e plotësimit të pyetësorit. Në video thuhet se qytetarët mund të japin mendimin e tyre për përvojën dhe shërbimin e marrë në institucionin shëndetësor, ndërsa plotësimi i pyetësorit është i lehtë, i shpejtë dhe anonim. “Përvoja jote ka rëndësi!

Kontribuo për ndryshim”, thuhet në video.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot