Kaçanik, arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje

0%

Një 21-vjeçar me inicialet I.R. është arrestuar pasi dyshohet se është i përfshirë në disa raste të vjedhjeve në Kaçanik. Sipas Policisë, më janë raportuar dy raste – vjedhje e rëndë, dhe – vjedhje e rëndë në tentativë, të ndodhura në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

“Pas pranimit të informatave, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit e stacionit policor në Kaçanik, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, analizimit të provave materiale dhe punës operative në terren, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar me inicialet I.R., 21 vjeç”- thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku gjatë intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, ka pranuar përfshirjen në dy rastet e raportuara më , si dhe në një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, të raportuar më datën .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po sipas Policisë, të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin e shtetit dhe pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Burimi: Kallxo