“Duam një Shqipëri të re”- I riu akuza qeverisë: Votën nuk e japim që

0%

Një aktivist i ri akuzoi qeverinë se pasi i merr votën një herë qytetarëve shqiptarë, për 4 vite të tjera i vjedh, mashtron dhe ofendon në mënyrë hipokrite. Nga podiumi i protestës në ditën e 67-të ai tha se ata duan një Shqipëri të re, sepse kishte ardhur koha për të thënë mjaft dhe do vinin në revolte edhe duke u zvarritur. “Ne duam një Shqipëri tre.

Kur i shqiptari thërret Rama në burg, Berisha në burg është jo se kanë urrejtje, por se ai shqiptar është i shtypur, është i lënë pa mekanizëm për t’u mbrojtur. Kjo nuk ju jep të drejtën që të na shtypni për katër vite edhe pse na e merrni njëherë votën. Nuk e japim votën për të na vjedhur, gënjyer, mashtruar dhe sidomos jo që të na ofendoni.

Shqiptarët kudo në diasporë janë punëtorë dhe të ndershëm. Ne jemi luftuar gjithmonë paqësisht, jemi një komb me zjarr, jemi krenarë. E kemi treguar me mënyrën se si ngrihemi e protestojmë kundër të padrejtave”, tha ai. Më tej i riu kujtoi se kjo ishte protesta më paqësore dhe e drejtë në botë, duke shtuar se dikur aty bëheshin protesta të dhunshme dhe me armë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Këtu vite më parë bëheshin protesta të dhunshme, shikoni tani, asnjë lloj dhune, asnjë lloj arme, shikojeni tani, Shqipëria meriton më shumë. Kemi 67 ditë që vijmë në protestë, me besimin se ndoshta do ndryshojmë diçka, sado të vogël. Ju përgëzoj të gjithëve në shesh se keni bërë punë fantastike, duke treguar shpirtin enjë qytetari evropian.

Është koha që të tregojmë se sikur edhe zvarrë të vijmë në këtë shesh, ne të mbajmë kryet lartë dhe të ruajmë dinjitetin tonë, edhe sikur 5 vetë të mbetemi këtu, edhe sikur 1 person të vijë poshtë dritares së kryeministrit dhe t’i bërtasë, ai është mjaftueshëm”, vijoi ai. I riu akuzoi qeverinë për hipokrizinë e saj, teksa apeloi për rezistencë deri në rrëzimin e qeverisë.

“Jeni në periudhë të vështirë, se jeni hipokritë që flisni për ndershmëri, gënjeshtarë dhe mashtruesa. Ndaj ju falenderoj për rezistencën e pamposhtur. Një thirrje e fundit për të gjithë që na ndjekin kudo, edhe në diasporë: Ejani në protestë”, përfundoi ai.

Burimi: Bota Sot