“Është kryeministër i bandave, jo i joni!”- Aktivisti: SPAK të

0%

Një aktivist në protestën kundër qeverisë ka bërë thirrje ndaj Prokurorisë së Posaçme që të vijojë hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, ndërsa ka kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish.zv.kryeministres Belinda Balluku. “I kujtoj SPAK-ut që nuk duhet të kënaqet me çfarë ka bërë.

I kujtojmë se ajo që ka bërë nuk është e mjaftueshme dhe i kujtojmë SPAK-ut se, nëse nuk arreston Belinën dhe Ramën, për ne nuk ka bërë asgjë, sepse ata janë koka e krimit. Arrestoni Ramën”, deklaroi aktivisti.

Më tej, ai komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për “kontratën me 800 mijë votues”, duke thënë se përgjegjësia e një kryeministri është ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, jo vetëm ndaj atyre që e kanë votuar. Ndër të tjera, ai tha se Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve, por i bandave kriminale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktivisti: Ajo pikë që e derdhi gotën ishte projekti i Zvërnecit dhe t’ju kujtojmë edhe njëherë, anuloni Ligjin nr. 21/2024. Përveçse i kërkojmë qeverisë ta anulojë ligjin, që akoma nuk e ka anuluar, kërkoj t’i japim një mbështetje Prokurorisë së Posaçme për të gjithë ministrat që ka arrestuar.

E di që nuk është e mjaftueshme ajo që kanë bërë, por është shumë më tepër nga çfarë ka bërë kjo prokurori në krahasim me atë që kishte ndodhur më parë, kur nuk kishim asnjë zyrtar të lartë të arrestuar. Por i kujtoj SPAK-ut që nuk duhet të kënaqet me çfarë ka bërë.

I kujtojmë se ajo që ka bërë nuk është e mjaftueshme dhe i kujtojmë SPAK-ut se, nëse nuk arreston Belinën dhe Ramën, për ne nuk ka bërë asgjë, sepse ata janë koka e krimit. Arrestoni Ramën! Ka shumë arsye për të cilat është thënë çdo ditë që Rama nuk është më kryeministri ynë. Dy ditë më herët, në mbyllje të tubimit, u përmend edhe një fakt që është ulëritës.

Edi Rama, jo njëherë, por disa herë, ka thënë se nuk largohet nga posti i kryeministrit sepse ka marrëveshje me 800 mijë qytetarë. Kjo është shumë flagrante, sepse Edi Rama, jo njëherë, por disa herë, me zë dhe figurë, ka shkelur betimin që ka bërë te Presidenti.

Është e vërtetë që i ka fituar zgjedhjet dhe 800 mijë vota, por ai nuk e ka kontratën me 800 mijë votues, ai e ka kontratën me të gjithë shqiptarët, kudo që janë, sepse kështu e përcakton Kushtetuta. Por, në fakt, kjo nuk është lajthitje e Ramës. Ai, pa dashje, ka thënë një të vërtetë të madhe që nuk duhej ta thoshte me gojën e tij.

Ai na ka thënë se është kryeministër për t’u shërbyer oligarkëve, patronazhistëve, është kryeministër i bandave të Durrësit, Elbasanit, Fierit dhe Shkodrës, të cilat kanë mbledhur me mijëra vota për të. Tashmë e dimë pse, sepse përgjimet janë publike dhe ka persona që kanë dëshmuar për këtë.

Burimi: Bota Sot