Një veturë ka shpërthyer sonte në qytetin e Gjilanit, ndërsa dyshohet se nga ky incident ka persona të lënduar. Sipas informacioneve fillestare, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët po merren me situatën dhe po kryejnë veprimet e nevojshme.
Ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te shpërthimi i veturës, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje për numrin apo gjendjen e personave të prekur. KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit, por deri në publikimin e këtij lajmi rasti nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Pritet që autoritetet të japin më shumë informacione lidhur me shkaqet e incidentit dhe zhvillimet e mëtejshme të hetimeve.
