Sipas Netanyahut, biseda me Trumpin ishte “një prej më të mirave”

0%

Shpërndaje në: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar takimin me presidentin amerikan si “një prej bisedimeve më të mira” që dy liderët kanë pasur mes vete. Ai ka thënë se ka pasur koordinim të ngushtë për çështjen e Iranit dhe të tjera të sigurisë.

“Ishte një bisedë për partneritet të plotë, për mbështetje të ndërsjellë, me një mirëkuptim të qëllimit të përbashkët për të siguruar që Irani të mos ketë armë bërthamore, si dhe për qëllime të tjera”, ka thënë Netanyahu. Ai u largua nga Shtëpia e Bardhë pas takimit që zgjati rreth një orë e gjysmë me presidentin Donald Trump.

Zyrtarë të lartë morën pjesë në takimin që nuk ishte i hapur për gazetarë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i quajti bisedimet “pozitive dhe produktive”. Një zyrtar izraelit deklaroi se liderët po ashtu biseduan për bashkëpunimin SHBA-Izrael dhe “mundësi të ndryshme në Lindjen e Mesme”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha