Lëndohet motoçiklisti pas përplasjes me veturë në Novosellë të Pejës

0%

Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Novosellë të Pejës. Sipas Policisë, aksidenti është raportuar rreth orës , ku të përfshira kanë qenë një veturë dhe një motoçikletë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se motoçiklisti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Rastin po e hetojnë njësitet kompetente për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com