Putini thotë se pesë vjetët e fundit ishin “shumë të vështira” për

0%

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia po kalon një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj moderne, duke theksuar se në lojë janë e ardhmja e vendit dhe e popullit rus. Deklaratat ai i bëri të hënën gjatë një takimi në Kremlin me anëtarët e legjislaturës së tetë të Dumës së Shtetit, mandati i së cilës po përfundon.

Duke iu drejtuar deputetëve, Putin tha se pesë vitet e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për Rusinë. “Pesë vjetët e fundit, periudha e mandatit tuaj si deputetë, kanë qenë të vështira dhe jashtëzakonisht kritike për vendin tonë”, ka thënë Putini. “Pa asnjë ekzagjerim, kjo është një nga fazat vendimtare në historinë e atdheut tonë.

Në lojë janë fati dhe e ardhmja e popullit tonë”, ka shtuar Putini. Presidenti rus e cilësoi periudhën aktuale si një pikë kthese në zhvillimet ndërkombëtare, duke thënë se bota po hyn në një fazë të re. “Është një kohë kur, mes një konkurrence të ashpër, po marrin formë konturet e një rendi të ri botëror”, është shprehur presidenti rus.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e pestë, ndërsa përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit kanë mbetur në vendnumëro, pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe shpërthimit të luftës mes SHBA-së dhe Iranit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com