Egnatia pa fat, mposhtet me penallti në Slloveni

0%

Futbollistët e Celjes, pas një përballjeje të jashtëzakonshme në nisje të kualifikimeve për Champions League, eliminuan skuadrën shqiptare Egnatia-n nga Rrogozhina dhe siguruan kalimin në rrethin e tretë. Pas barazimit 3:3 në ndeshjen e parë në Shqipëri kundër Egnatias, Celja sonte fitoi me penallti me rezultat 4:1.

Ndeshja në kohën e rregullt mbyllet 1;1, pas vazhdimeve 2:2 dhe në fund, fituesi u vendos vetëm pas ekzekutimit të penalltive. Skuadra sllovene siguroi kualifikimin dhe në raundin e ardhshëm do të përballet me Araratin, kampionin e Armenisë. Celje: Egnatia 4:1 me penallti Stadium ‘Z’dezhele’. Shikues: 3.000, Gjyqtar: Joey Kooij (Holanda).

Shënues: 0:1 – Hrka (21, autogol), 1:1 – Kvesiq (34), 2:1 – Kvesiq (96, nga penalltia), 2:2 – Smajli (114). Celje: Leban; Koutris, Tutyskinas, Hrka, Shirvys (Diounkou 82’); Zabukovnik (Pozheg Vancash 70’), Daniel (Çalushiq 89’), Kvesiq (Vuklisheviq 108’); Avdyli (Dukuly 70’), Kuçys (Kotnik 82’), Seshlar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Egnatia: Dajsinani; Xhemaili, Bitri, Sota (Smajli 98’); Yago (Ndreca 60’), Medeiros, Kryezlu (Montenegro 98), Loukili (Ajetovikj 82), Jaime (Aleksi 116’); Albanese, Adjessa (Gruda 60’.

Burimi: Bota Sot