Pantina: Kam dëgjuar se disa delegatëve u janë ofruar pozita në

0%

Shpërndaje në: Delegatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, vlerëson se në parti pos ndryshimit të lidershipit duhet bërë edhe ndryshime tjera brenda LDK-së. Pantina në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se ndryshe nga Kuvendi i kaluar i LDK-së, kësaj radhe pakënaqësia brenda LDK-së ndaj lidershipit është më i madh.

“Do ta marrim vesh të enjten, por me ata njerëz që jam takuar, me ato informacione që kam marrë, kësaj radhe pakënqësia është më e madhe”, ka thënë Pantina. Ajo ka thënë se ish-kryetari Isa Mustafa kishte dhënë dorëheqje pas rezultatit të dobët në vitin 2021 dhe është bërë kjo standard. Pantina ka thënë se edhe lista me të cilën garoi LDK-ja në zgjedhjet e 7 qershorit ishte zhgënjyese.

Ajo ka thënë se nuk kishte fare meritokraci dhe se nuk mund të vësh në dhjetëshen e dytë emrat që kanë kontribuuar me dekada në LDK e kanë numër të madh të votave. “Në dhjetëshen e parë kishte tre anëtarë të listës së znj. Osmani, e kishte njerëz që kanë dhënë më pak kontribut e kishin marrë më pak vota”, tha Pantina.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pantina ka thënë se ka dëgjuar nga anëtarë të LDK-së se delegatvë u janë ofruar pozita në qeveri nëse votojnë kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Uroj të jenë spekulime…Koalicioni nuk është i sigurt e kjo i vë njerëzit në lajthitje”, ka thënë Pantina.

Pantina ka thënë se ka kandidatë që do të ishin të denjë ta drejtonin LDK-në dhe ajo vlerëson se Abdixhiku duhet të mbetet në parti edhe nëse votohet për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit. “Përvoja e tij është e dobishme për LDK-në. Është vlerë. Ai duhet të mbetet…Mund të jetë ministër shumë i mirë, por lider partie është ndryshe”, ka thënë Pantina.

Burimi: Koha