Kryeredaktori i KALLXO për “Lule Gjelin”: Nuk treguam se ishte

0%

Kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi, ka pranuar se mediumi nuk i kishte njoftuar lexuesit se emri “Lule Gjeli” ishte pseudonim, kur publikoi më opinionin “Modeli i fshehur që mund të jetë në tavolinën e marrëveshjeve Kosovë-Serbi”.

I ftuar në emisionin “Rubikon”, Gashi tha se redaksia kishte vendosur ta publikonte shkrimin me pseudonim për shkak se, sipas tij, autorit mund t’i rrezikohej vendi i punës. “Kemi konsideru që i rrezikohet vendi i punës” , deklaroi ai.

Në kohën e publikimit, emri “Lule Gjeli” ishte paraqitur si identitet i zakonshëm i autorit, pa asnjë shënim që bëhej fjalë për pseudonim ose se identiteti i vërtetë ishte i njohur për redaksinë, por po mbahej i fshehtë për arsye sigurie apo profesionale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Opinioni ishte shoqëruar edhe me një përshkrim profesional të autorit, pa u bërë e ditur se emri i përdorur nuk ishte identiteti i tij i vërtetë. Vetëm pas zhvillimeve të fundit, KALLXO.com pranoi publikisht se “Lule Gjeli” kishte qenë pseudonim dhe se redaksia e njihte identitetin e autorit, por bëri të ditur se nuk do ta publikojë atë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com