Bruno Guimaraes me shumë gjasa do t’i bashkohet gjigantit anglez

0%

Mesfushori brazilian Bruno Guimaraes mund të jetë një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, pasi gazetari i talkSPORT, Alex Crook, beson se kalimi i tij te Arsenali është shumë i mundshëm, pavarësisht se Newcastle United vazhdon të këmbëngulë se lojtari nuk është në shitje. Sipas Crook, qëndrimi i klubit anglez mund të ndryshojë nëse në tavolinë mbërrin një ofertë e konsiderueshme.

“Mendoj se Bruno Guimarães do të transferohet te Arsenali. E di që qëndrimi i Newcastle është se ai nuk është në shitje, por besoj se në fund paratë do të bëjnë diferencën. Nëse vjen një ofertë rreth 80 milionë funte ose më e lartë, pres që marrëveshja të realizohet”, deklaroi Crook.

Raportimet bëjnë të ditur se Arsenali ka arritur tashmë marrëveshje të plotë me Guimarães për kushtet personale, ndërsa reprezentuesi i Brazilit është i gatshëm të transferohet në Emirates Stadium. Mesfushori 28-vjeçar thuhet se është i joshur nga mundësia për të punuar nën drejtimin e Mikel Artetës dhe për të luftuar për trofetë më të rëndësishëm në Angli dhe Evropë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, deri në këtë moment Newcastle nuk ka dhënë dritën jeshile për largimin e kapitenit të saj, ndaj mbetet të shihet nëse Arsenali do të paraqesë ofertën që mund ta bindë klubin ta lejojë transferimin.

Burimi: Telegrafi