Vdes Dr. Sinan Prekazi, mjeku mitrovicas që ndihmoi UÇK-në dhe

0%

Mitrovica ka humbur një nga mjekët e saj më të njohur. Ka ndërruar jetë Dr. Sinan Prekazi, ish-drejtor i Spitalit të Mitrovicës dhe një nga figurat që la gjurmë në shëndetësinë e qytetit. Përveç kontributit shumëvjeçar në mjekësi, Dr. Prekazi kujtohet edhe për angazhimin e tij gjatë luftës në Kosovë.

Ai u vu në shërbim të familjes Jashari dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ofruar ndihmë mjekësore në rrethana të vështira dhe duke rrezikuar jetën për të shpëtuar të tjerët. Gjatë karrierës së tij, Dr. Prekazi udhëhoqi edhe Spitalin e Mitrovicës, ku u vlerësua për profesionalizmin dhe përkushtimin në zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.

Ai ishte pjesë e brezit të mjekëve që në vitet kur Spitali i Mitrovicës konsiderohej ndër qendrat më të rëndësishme shëndetësore në Kosovë, kontribuuan në ngritjen e reputacionit të tij. Krahas emrave si Dr. Adem Ademi, Dr. Sami Haxhibeqiri, Dr. Bajram Rexhepi, Dr. Shaqir Demiri, Dr. Avdyl Salihu, Dr. Adem Nura dhe Dr.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gani Shabani, ai dha një kontribut të rëndësishëm në shërbim të pacientëve. Me iniciativën e Dr. Avdyl Salihut, Dr. Prekazi ishte gjithashtu pjesë e ekipit të mjekëve që udhëtonin në zonat ku mungonte kujdesi shëndetësor, kryesisht në Drenicë dhe Shalë. Së bashku me kolegët e tij, ai ofroi ndihmë mjekësore në kushte të jashtëzakonshme, duke u bërë simbol i përkushtimit ndaj qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com