Shpërndaje në: Delegatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, ka thënë se LDK-ja gaboi herën e kaluar që nuk propozoi emër për president konsensual. Pantina ka thënë se LDK-ja kësaj radhe duhet të sjellet me përgjegjësi e të mos lë që vendi të shkojë në zgjedhje. “Unë mendoj se nuk duhet t’i mundësohet Vetëvendosjes që edhe njëherë ta [ojë vendin në zgjedhje.
Duhet të ulet e të bisedohet…Ata i kanë votat për qeveri, duhet të ulemi e të flasim për presidentin. Këtu mendoj se LDK-ja duhet të sjellet me përgjegjësi e ta shqyrtojë seriozisht mundësinë e zgjedhjes së presidentit. Qoftë të negocitojë që kjo pozitë pse të mos i takojë LDK-së apo të gjendet emër konsensual. Mendoj se herën e kaluar ka gabuar LDK-ja që nuk ka ofruar emrat.
Nuk ka ofruar propozimet e veta. Është qëndrim personal ky”, ka thënë Pantina. Pantina ka thënë se nuk është e drejta nga kryetari i partisë Lumir Abdixhiku dhe njerëzit që po lobojnë për qëndrimin e tij në këtë post, që po mundohen të krijojnë përshtypje në opinion por edhe brenda LDK-së se “ata që duan shkarkimin e Abdixhikut janë me PDK-në e këta tjerët me Vetëvendosjen”.
