Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve mes Kosovës dhe Francës, e ka përmbyllur ditën me një darkë pune me ministrin e deleguar francez për Evropën, Benjamin Haddad, në rezidencën franceze në Prishtinë.
Sipas Kurtit, në takim u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha si ekonomia, siguria dhe mbrojtja, si dhe për mbështetjen e Francës në proceset euro-atlantike të Kosovës.
Postimi i Kurtit: Ditën që nisi me nënshkrimin e pesë marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës, e mbyllëm me darkë me ministrin e deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, në rezidencën franceze në Prishtinë.
Përveçse shtëpi për shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, Franca është partnere e rëndësishme dhe takimet e shtuara janë në shërbim të shqyrtimit të mundësive dhe potencialit për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh edhe në sektorë të tjerë, si ekonomia, siguria e mbrojtja. Por, edhe të rolit mbështetës të Parisit në proceset e integrimeve euro-atlantike.
