“E luta për pesë vjet të largohej prej tij”, ish-bashkëshorti i

0%

Ish-bashkëshorti i influencueses amerikane, Sara Gilson, e cila u vra në Oklahoma, ka reaguar publikisht pas tragjedisë, duke zbuluar se për vite me radhë ishte përpjekur ta bindte të largohej nga partneri i saj, Jeremiah “Shawn” Duffey, i cili sipas policisë e vrau atë dhe më pas kreu vetëvrasje.

Në një deklaratë prekëse, Lyle Landers tha se për pesë vite me radhë i kishte ofruar ndihmë ish-bashkëshortes së tij për t’u larguar nga marrëdhënia që, sipas tij, ishte e mbushur me dhunë në familje. “Ajo ishte e bllokuar në një lidhje ku dhuna dukej sikur ishte bërë normale. E luta për pesë vjet të largohej prej tij.

I ofrova ndihmë në çdo mënyrë të mundshme, por dukej se ai kishte një lloj kontrolli mbi të dhe ajo nuk arrinte të shpëtonte”, u shpreh ai. Landers tregoi se ai dhe Sara ishin divorcuar shtatë vjet më parë, por kishin ruajtur një marrëdhënie të mirë për hir të dy fëmijëve të tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai e përshkroi ish-bashkëshorten si një nënë të jashtëzakonshme, duke thënë se përkushtimi i saj ndaj fëmijëve ishte i pakrahasueshëm. “Sara ishte një nënë e mrekullueshme dhe do të jepte jetën për fëmijët e saj. Në fund, përpjekja e saj për t’i mbrojtur ata çoi në vdekjen e saj”, tha ai.

Shtoi se do ta kujtojë gjithmonë Sarën si një person plot dashuri dhe mirësi, që nuk i gjykonte të tjerët dhe që arritjen më të madhe të jetës e konsideronte rritjen e dy fëmijëve të saj. Foto: Facebook Tragjedia ndodhi më 23 qershor në një shtëpi në qarkun Tulsa të Oklahomës, ku policia gjeti të pajetë Sarën dhe partnerin e saj, Duffey.

Sipas hetimeve paraprake, ai e vrau influencuesen dhe më pas i dha fund jetës. Vetëm dy javë para vdekjes, Sara kishte publikuar një video në rrjetet sociale, e cila u bë virale me mbi 21 milionë shikime, ku akuzonte publikisht partnerin e saj se ishte pedofil.

Burimi: Telegrafi