Rron Gjinovci kritikon Përparim Ramën për deklaratat ndaj Jeta Xharrës

0%

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke i cilësuar ato si sulm ndaj gazetares Jeta Xharra dhe KALLXO.com. Sipas Gjinovcit, kritikat e Ramës janë të motivuara nga raportimet për, siç u shpreh ai, “keqqeverisjen në Komunën e Prishtinës”.

Ai shtoi se vënia në dispozicion e hapësirave publike nuk është favor personal, por detyrim institucional në shërbim të qytetarëve, ndërsa e kritikoi ashpër edhe qasjen e kryetarit të Prishtinës. Postimi i Gjinovcit: Sulmi i Përparim Ramës ndaj Jeta Xharra dhe Kallxo është sulm i ulët i motivum prej faktit që Jeta dhe Kallxo vazhdojnë me raportu për keqqeverisjen në Komunën e Prishtinës.

Se ky ka mendu që lëshimi i hapsinave publike është blemje e heshtjes, apo ndoshta edhe i ka dhezë najkah kjo metodë. E para, ato hapësina ti kur ia lëshon nji organizate a iniciative, ti s’je ka i bon favor atyne personalisht, por je tu i dhanë qytetit aktivitete për zhvillim socio-kulturor, ky është misioni yt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E dyta, kjo mendësi provinciale e hakmarrjes personale kallxon që ti kot ke nejt në Londër, hala era bagla të vjen. Zaten për qata edhe shoqnohësh e përbishtnohesh me krejt selakat e mundshëm që qarkullojnë nëpër Prishtinë.

Burimi: Bota Sot