Shpërndaje në: Bashkimi Evropian në tri ditë në tri çështje të ndryshme ka dhënë vërejtje për veprimet e autoriteteve të Kosovës që lidhen me veriun. Duke nisur nga shqetësimi i shprehur për dekretin për dorëheqjet e personelit gjyqësor serb, BE-ja ka vazhduar me kritika për rrënimin e vilave në Ujman e në fund edhe ka bërë thirrje për përmbajtje të presionit mbi Këshillin Gjyqësor.
Më 21 korrik, përmes një deklarate nga zëdhënësja në Bruksel, BE-ja ka shprehur shqetësim për vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për t’ua pranuar dorëheqjet personelit serb pas katër vjetësh prej se i kishin dorëzuar ato. E ky vendim u bë pasi këta serbë tërhoqën letrat e dorëheqjes.
BE-ja ka shprehur shqetësim edhe për dekretimin e vendimit nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. “Sipas Kushtetutës së saj, Kosova është një shoqëri multietnike e qeverisur nga sundimi i ligjit dhe sistemi i saj gjyqësor duhet të reflektojë diversitetin etnik të Kosovës.
BE në vazhdimësi i ka bërë thirrje Kosovës që të mundësojë riintegrimin e personelit gjyqësor të serbëve të Kosovës në përputhje me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet nga dialogu”, thuhet në këtë deklaratë. “BE-ja mirëpret tërheqjen e dorëheqjeve të paraqitura më nga ana e gjykatësve, prokurorëve dhe stafit mbështetës serbë të Kosovës.
BE është e shqetësuar me vendimin e djeshëm të Këshillit Porkurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet të cilat tashmë ishin tërhequr dhe me vendimin e sotëm të ushtrueses së detyrës së presidentes për të dekretuar këto dorëheqje. Kjo duket të mos jetë në përputhje me ligjin, me procedurën e nevojshme dhe kërkesat nga sundimi i ligjit në Kosovë”.
E zyra e BE-së në Kosovë doli në mbrojtje të vilave në Ujman të nesërmen, pasi nisi rrënimi i 11 prej tyre në pronën e ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”. Kjo zyrë shprehu keqardhjen duke thënë se nuk është respektuar procedura e rregullt ligjore dhe se kjo s’është hera e parë që po ndodh.
“BE-ja në Kosovë shpreh keqardhje për rrënimin e djeshëm të shtëpive pranë Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, i cili ndodhi ndërkohë që banorët e prekur kishin nisur procedura gjyqësore brenda afatit 15-ditor të përcaktuar në njoftimet e ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc/Ibar-Lepenac për lirimin dhe pastrimin e tokës.
BE-ja është e shqetësuar për mungesën e respektimit të procedurës së rregullt ligjore në këtë dhe në disa raste të tjera të kohëve të fundit në veri të Kosovës që nga shkurti i këtij viti”, thuhet në reagim. Edhe Arbëri 2 o. më parë Apeli vërteton aktakuzën për korrupsion ndaj Mujkës Reagimet e BE-së nuk morën fund me kaq.
Të enjten, kjo zyrë u bëri thirrje partive politike që të përmbahen nga presioni mbi Këshillin Gjyqësor të Kosovës lidhur me vendimmarrjen për kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë. Reagimi i BE-së u bë pas postimeve të disa deputetëve të partisë në pushtet lidhur me KGJK-në. KGJK-ja të premten shqyrton tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri.
Gjyqtarët kishin dorëzuar dorëheqjet në vitin 2022. “BE-ja në Kosovë i bën thirrje gjitha partive politike të përmbahen nga ushtrimi i presionit mbi Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarët e tij në vendimmarrjen e tyre. Një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është themelor për sundimin e ligjit në BE dhe në Kosovë”, thuhet në reagimin e BE-së.
E po të enjten, zyrtarët e BE-së takuan udhëheqësit e katër komunave në veri të Kosovës nga të cilët u përballën me ankesat për një sërë çështjes, përfshirë edhe “kontrollin nga niveli qendror mbi aktivitet komunale”.
BE-ja dhe misionet e shteteve të saj në Kosovë kanë bërë thirrje për “përmirësim të koordinimit të nivelit lokal dhe qendror e mbështetje efektive për komunat nga ministritë dhe zbatim të barabartë të parimeve të sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”.
Sa i përket çështjes së rikthimit të serbëve në institucionet e Kosovës, ata ishin dorëhequr më 2022, pas shkarkimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili pati refuzuar ta zbatonte vendimin e Qeverisë për ndalimin e targave ilegale serbe.
Për t’iu kundërvënë vendimeve të qeverisë, në 2022-n në Këshillin Gjyqësor ishin dorëzuar 144 dorëheqje, prej të cilave 25 nga gjyqtarët, ndërsa në Këshillin Prokurorial 33 dorëheqje, përfshirë 10 të prokurorëve.
Edhe Arbëri 2 o. më parë Krasniqi: LDK-ja në krizën më të thellë, s’mund t’i japë zgjidhje krizës politike në vend Ditë më parë, nga KPK-ja dhe KGJK-ja u bë e ditur se nga Prokuroria e Gjykata në Mitrovicë disa serbë kanë tërhequr dorëheqjet e paralajmëruara më herët.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka konfirmuar se së fundmi ka pranuar rreth 20 emaile nga prokurorë dhe staf mbështetës nga radhët e komunitetit serb, ndërkaq Këshilli Gjyqësor nuk ka dhënë raport me shifra. Procesi i integrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë në Kosovë ishte nisur me marrëveshjet në Bruksel.
