Sh*rr pranë shëtitores në Shëngjin/ Pl*goset një person, arrestohet

0%

Një plagosje ka ndodhur pas një sherri në Shëngjin, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës , në zonën e lodrave pranë shëtitores bregdetare. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. P., i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ll. Gjatë veprimeve të para hetimore, uniformat e pluta kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Njoftimi: Shëngjin/Informacion paraprak Rreth orës , në zonën e lodrave, në Shëngjin, gjatë një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi M.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

P., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ll.

Gjatë veprimeve të para hetimore është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Bota Sot