Shpërndaje në: Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, thotë se në jurispudencë një nga gjërat e rralla që nuk lejohet është “pishmani”. Ai ka folur lidhur me dorëheqjet e gjyqtarëve serbë në veri. Të premten Këshilli Gjyqësor i Kosovës do ta shqyrtojë tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë, të cilët kishin paraqitur dorëheqjet e tyre në vitin 2022.
Bashkimi Evropian ka reaguar duke u bërë thirrje partive politike të përmbahen nga ndikimi në vendimmarrjen e anëtarëve të KGJK-së. Reagoi pas disa postimeve të deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Qorrolli ka thënë se kolegët e tij deputetë të VV-së kanë të drejtë të japin mendimin e lirë për një çështje kaq të ndjeshme.
Ai ka thënë se për çështjen e dorëheqjes ekziston tashmë edhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010 në rastin ndaj ish-kryetarit të Rahovecit, Qazim Qeska. Edhe Arbëri 2 muaj më parë Përcillet me debat zgjedhja e Komisionit të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës “Në jurispudencë, gjëja e vetme apo ndër të rrallat që nuk lejohet është ‘pishmani’.
Nëse në mënyrë vullnetare dikush heqë dorë nga pozita, sidomos publike, atëherë është akt individual i pastër juridikisht. Rasti i njohur si ‘Qazim Qeska’, në vitin 2010 ish-kryetari i Rahovecit dha dorëheqje publike e pas disa javësh i ra pishman dhe u kthye në zyre.
Atëkohë presidenti Fatmir Sejdiu dërgoi rast në Kushtetuese…Pyeti a duhet të shpallë zgjedhje të reja lokale apo ta lejojë kthimin në punë të z. Qeska. Kushtetuesja atëbotë tha se instituti i dorëheqjes në momentin kur jepet është i parevokueshëm dhe i pakthyeshëm”, tha Qorrolli. Ai tha se Kushtetuesja tha atëbotë se dorëheqja kur jepet është e parevokueshme dhe e pakthyeshme.
Qorrolli ka kritikuar Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe atë Gjyqësor që nuk kanë trajtuar me kohë çështjet e dorëheqjeve dhe s’i kanë pranuar ato e po ashtu edhe ish-presidenten Vjosa Osmani. Sa i përket kritikave të BE-së, Qorrolli ka thënë se në asnjë vend të BE-së nuk do të lejohej rikthimi i një grupi të personave që kanë dhënë dorëheqje.
Qorrolli ka thënë se nëse lejohet kthimi i gjyqtarëve, atëherë do të shkelej Kushtetuta e Kosovës me të dy këmbët. Prokurorë, gjyqtarë, policë e kryetarë të komunave në veri patën dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022, si shenjë revolte ndaj zhvillimeve në këtë pjesë të Kosovës.
Edhe Arbëri 3 muaj më parë Nxit reagime nisma e Qeverisë për ndryshimin e përbërjes së Komisionit për Provimin e Jurisprudencës Derisa dorëheqjet e policëve ishin pranuar, ato të prokurorëve e gjyqtarëve ishin lënë pezull deri tash. Vendimi për prokurorë u mor vetëm fillim të javës, e të premten do të vendoset për gjyqtarët.
