Të enjten dita e 54 e protestës popullore, qytetarët do mblidhen në

0%

Nesër do të jetë dita e 54-t e protestës, por ndryshe nga herët e tjera, revolta do të nisë që në orët e para të mëngjesit. Nesër më 23 korrik, Parlamenti mblidhet në seancën e fundit plenare për sesionin e tij, për t’u rikthyer më pas në muajin shtator në sesionin e ri.

Organizatorët e protestës lajmëruan dhe bënë thirrje nga podiumi i protestës mbrëmjen e sotme, që nesër në orën të mblidheshin fillimisht në sheshin “Skënderbej” për t’i lënë rrugë marshimit drejt Kuvendit, ku në orën nis seanca plenare.

Ata lajmëruan gjithashtu e nesër në Kuvend është parashikuar të kalohen shumë ligje, mes tyre edhe Paketa e Maleve dhe se nuk do i lejonin deputetët që t’i votonin, pasi shitet Shqipëria.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu është lajmëruar që protesta do jetë e shoqëruar me aksion në goditjen me vezë apo miell të deputetëve të Kuvendit dhe për këtë shkak do u zihet prita në hyrje të institucionit, pavarësisht nga masat e Policisë. Kjo do të jetë e disata protestë qytetare që mbahet par Kuvendit.

Më parë ka pasur edhe goditje deputetësh dhe makinash me vezë e miell si dhe konfrontim me Policinë, e cila ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.

Burimi: Bota Sot