Detaje të reja për policin e Kosovës që u gjet i vdekur në Morinë,

0%

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me vdekjen tragjike të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Shaban Hajdari, i cili u gjet pa shenja jete në zonën e Morinës, në Kukës. Hajdari, 35-vjeçar nga Prizreni, ishte pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës në Prizren.

Trupi i tij është gjetur në varrezat e fshatit Morinë, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga autoritetet policore në Shqipëri. Sipas informacioneve të publikuara më vonë nga “Sinjali”, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë, e cila rezulton të ketë qenë arma zyrtare e shërbimit e policit.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, dyshohet se 35-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një vetëvrasjeje me armën e tij të shërbimit. Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar përfundimisht dhe hetimet po vazhdojnë. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar rastin në bashkëpunim me institucionet përkatëse të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes dhe rrethanat që i paraprinë vdekjes së policit. Arma e gjetur në vendin e ngjarjes është sekuestruar si provë materiale dhe pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme në kuadër të hetimit. Shaban Hajdari shërbente në një nga njësitë operative të Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit.

Për momentin, autoritetet nuk kanë bërë publike të dhëna të tjera lidhur me motivet apo rrethanat që mund të kenë çuar në këtë ngjarje tragjike.

Burimi: Bota Sot