PSG pranë supergoditjes

0%

Yan Diomande mbetet i vendosur që karrierën ta vazhdojë te Paris Saint-Germain, pavarësisht interesimit të madh nga klubet e Premier League. Sipas raportimit të TEAMtalk, Arsenal, Liverpool dhe Manchester City kanë kontaktuar përfaqësuesit e anësorit, duke tentuar ta bindin për një transferim në Angli. Megjithatë, prioriteti i futbollistit vazhdon të jetë PSG-ja.

Kampionët e Francës janë të gatshëm të paguajnë rreth 110 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa bisedimet me RB Leipzig po avancojnë në drejtim pozitiv. Nëse palët arrijnë marrëveshje, Diomande do të bëhet një nga transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar.

Burimi: Bota Sot