Ylli francez Michael Olise beson se shanset për ta fituar Ligën e Kampionëve do të ishin dukshëm më të mëdha me Real Madridin sesa me Bayern Munichun. Sipas raportimit të BILD, Olise ka kërkuar zhvillimin e bisedimeve me drejtuesit e Bayernit për të kuptuar planet e klubit dhe mënyrën se si synon të mbetet konkurrues në Ligën e Kampionëve në sezonet e ardhshme.
Vetëm pas këtyre diskutimeve, 24-vjeçari do të vendosë nëse do të paraqesë një kërkesë zyrtare për transferim. Interesimi i Real Madridit mbetet i fortë, ndërsa e ardhmja e Olises mund të varet nga garancitë që do t’i ofrojë Bayerni për projektin sportiv.
