Pas renovimit, nis punën shërbimi i vaksinimit në QMF në “Bregun e

0%

Shërbimi i vaksinimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) 6 në “Bregun e Diellit”, në Prishtinë ka rifilluar punën pas renovimit të hapësirave, të cilat tashmë ofrojnë kushte më moderne, më funksionale dhe qasje më të lehtë për qytetarët . Shërbimi i vaksinimit është zhvendosur në katin përdhes të objektit, duke ua lehtësuar qasjen veçanërisht prindërve që sjellin fëmijët me karroca.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se investimi në këtë qendër është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në kryeqytet. “Pas renovimit, shërbimi i vaksinimit në QMF 6 – Bregu i Diellit ka nisur punën në hapësira moderne dhe më funksionale.

Ky shërbim tashmë është në katin përdhes, për t’ua lehtësuar qasjen prindërve që sjellin fëmijët me karroca”, ka thënë Rama. Rifillon punën laboratori i QMF-së 6 në Bregun e Diellit Ai ka theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën shëndetësore, duke pasur parasysh numrin e madh të qytetarëve që marrin shërbime në këtë qendër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Vetëm në këtë qendër administrohen rreth 17 mijë vaksina. Përmirësimi i infrastrukturës është një investim i drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar Rama. Me hapësirat e reja, QMF 6 synon të ofrojë kushte më të mira për profesionistët shëndetësorë dhe shërbime më të qasshme e më cilësore për qytetarët e Prishtinës.

Burimi: Telegrafi