​Rrënimet te Ujmani, ambasada britanike: Të shqetësuar, veprime

0%

Ambasada britanike në Kosovë shprehu shqetësim për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit dhe tha se po i ndjek nga afër zhvillimet. “Respektimi i sundimit të ligjit kërkon procese të drejta dhe transparente, ku personat e prekur të kenë mundësi t’i ushtrojnë të drejtat e tyre.

Jemi veçanërisht të shqetësuar nga raportimet se veprimet për zbatimin e vendimeve janë ndërmarrë ndërkohë që procedurat gjyqësore ende janë në vazhdim”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike. Kjo ambasadë theksoi se ligji duhet të zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe të paanshme në të gjithë Kosovën.

“U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen me komunitetet e prekura, t’i trajtojnë shqetësimet në mënyrë transparente dhe të shmangin veprime të mëtejshme që mund të minojnë besimin e publikut ose besimin ndërmjet komuniteteve” , thuhet në reagim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot