Saliba vendos të mos i nënshtrohet operimit

0%

Shpërndaje në: Mbrojtësi francez i Arsenalit, William Saliba, pësoi një dëmtim në shpinë në ndeshjen gjysmëfinale mes Francës dhe Spanjës. Mbrojtësi 25-vjeçar ka vendosur të mos i nënshtrohet një operacioni në shpinë. Sipas “L’Equipe”, fituesi i Premier Ligës edicionin e kaluar me Arsenalin, ka folur me stafin mjekësor dhe ka zgjedhur të mos i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike.

Më herët gjatë Kupës së Botës, Saliba kishe zbuluar se po e menaxhonte lëndimin në shpinë. “Kam pasur disa probleme të vogla për disa muaj”, tha Saliba. “Kam shtrënguar dhëmbët sepse ishte Liga e Kampionëve dhe Premier Liga”, ka shtuar francezi.

Burimi: Koha