Dhurata të çuditshme si traditë për heronjtë spanjollë: Emëruan

0%

Dy yje të ekipit kombëtar të Spanjës, mesfushorët Fabian Ruiz dhe Gavi, morën dhurata të pazakonta nga vendlindja e tyre pasi fituan Kupën e Botës 2026. Ruiz dhe Gavi dhanë një kontribut të madh në fitimin e trofeut dhe më pas u kthyen me krenari në qytetin e tyre të lindjes, Los Palacios y Villafranca në Andaluzi. Një qytet i vogël me 35,225 banorë.

Në nder të tyre, stadiumet aktuale në këtë qytet, Marismas dhe San Sebastian, u riemëruan zyrtarisht në “Fabian Ruiz” dhe “Pablo Paez Gavira Gavi”. 🍅🍅Fabián y Gavi reciben en su pueblo un homenaje multitudinario…¡con su peso en tomates! 😅Gavi obtuvo 68 kg y Fabián 84 kg en su pueblo natal, Los Palacios y Villafranca pic.twitter.com/UTK8zKFP4H — Diario SPORT (@sport) July 22, 2026 Këto janë stadiumet ku këta dy lojtarë të kombëtares spanjolle filluan karrierën e tyre.

Por kjo nuk është e gjitha. Si pjesë e traditës së çuditshme të këtij vendi, dy futbollistët morën edhe arka me domate. Secili aq sa peshon. Kështu që së bashku ata morën 150 kilogramë domate të rregulluara në arka, kështu që pozuan me arkat para kamerave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gavi and Fabian Ruiz were given their weight in tomatoes as a gift for winning the World Cup 😂🍅 pic.twitter.com/7Bm3HIIMms — ESPN FC (@ESPNFC) July 21, 2026 Jesus Navas mori të njëjtat dhurata kur fitoi Kupën e Botës me Spanjën në vitin 2010.

Një stadium u emërua për nder të tij dhe atij iu dha domate e barabartë me peshën e tij. 16 vjet më parë, pas suksesit të tij në Afrikën e Jugut, Navas mori domaten “bombon colorao”, varieteti më i famshëm i kopshtit me perime në këtë vend. 😂🍅 FABIÁN Y GAVI RECIBEN SU PESO EN TOMATES DE LOS PALACIOS ⭐️ GAVI: 68,5 KG ⭐️ FABIÁN RUIZ: 84,5 KG 👏🏼 El alcalde repite la iniciativa que les ha hecho conseguir a 3 campeones del mundo. 📹 @AlvarooSVQ pic.twitter.com/lagXwMzy0k — Zona Mixta (@ZonaMixta__) July 21, 2026

Burimi: Telegrafi