Miftaraj: Të enjten nis mbledhja e nënshkrimeve për nismën

0%

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të nisë të enjten mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare që synon ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lajmin e bëri të ditur drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme.

Mbledhja e nënshkrimeve do të zhvillohet më , nga ora deri në , në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Sipas Miftarajt, përmes kësaj nisme synohen dy ndryshime kryesore në Kodin Penal. “ Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ju fton të bëheni pjesë e nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës ”, u shpreh ai.

Ai ka bërë të ditur se propozimet parashohin përgjegjësi penale për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe sanksionimin e përdorimit të parasë publike për përfitime elektorale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“ Përmes kësaj nisme synojmë: të përcaktohet përgjegjësia penale për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese; të sanksionohet përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore ”, tha ai.

Burimi: Bota Sot