Mesazhe të rreme në emër të drejtorit të Policisë, thirrje qytetarëve

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë raportuar raste të dërgimit të një e-maili mashtrues në adresa të ndryshme elektronike, i cili paraqitet në mënyrë të rreme si komunikim zyrtar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas njoftimit, mesazhi përmban tekstin: “Me këtë rast, na duhet përgjigja juaj urgjente ndaj Urdhrit të Gjykatës së pretenduar të bashkangjitur kundër jush”, ndërsa në bashkëngjitje ndodhet një dokument po ashtu i rremë. Policia bën të ditur se nuk bëhet fjalë për një komunikim zyrtar dhe se rasti është duke u hetuar për të identifikuar burimin e dërgimit të këtyre e-maileve mashtruese.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos e hapin këtë e-mail dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim ndaj përmbajtjes së tij. Policia rikujton se mesazhe të tilla nuk janë zyrtare dhe këshillon qytetarët: -të mos klikojnë në lidhje (linqe) të dyshimta; -të mos japin të dhëna personale apo bankare; -të mos hapin faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse një qytetar pranon një mesazh të tillë, Policia rekomandon që ai të fshihet menjëherë, të raportohet tek autoritetet përkatëse, të kontaktohet banka nëse janë ndarë të dhëna financiare dhe rasti të denoncohet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin emergjent 192.

Burimi: Bota Sot