Ekskluzive | Hajnat bëjnë kërdinë në Pejë – nga një shtëpi zhduken

0%

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Pejë, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë para të gatshme e stoli ari në vlerë mbi 25 mijë euro, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se viktimë e rastit është Gj. T. B. rreth 58-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit , ngjarja ka ndodhur më 18 korrik, rreth orës , në rrugën “Franqesko Bajder” në Pejë. Bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë që posedon pronari i shtëpisë, dy persona të maskuar kanë depërtuar me forcë në objekt, duke dëmtuar derën hyrëse. Në momentin e vjedhjes në shtëpi nuk ndodhej askush, çka u ka mundësuar autorëve të veprojnë pa u penguar.

Sipas deklarimit të pronarit, hajnat kanë marrë 1.760 euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë rreth 24,000 euro, duke shkaktuar një dëm të përgjithshëm prej afro 26,000 euro. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë siguruar provat materiale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com