Xhudisti Shpat Zekaj ka treguar zemër të madhe në Sarajevë, duke e mposhtur serbin Aleksandar Stojkon. Një fitore e madhe e për mbamendje, tani synon medaljen e bronztë. “Shpati Zekaj për medaljen e bronztë në Kupën Botërore që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinë! Shpati në repasazh mposhti garuesin serb Aleksandar Stojkon, ku kundërshtari mori 3 dënime dhe u diskualifikua.
Për medaljen e bronztë, Shpati do të ndeshet me Pierre Ederer nga Gjermania”, ka njoftuar FXHK.
Burimi:
Bota Sot