Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shtime, ku një 38-vjeçar u gjet i plagosur rëndë pranë një lokali, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të jetë në arrati, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se viktimë është Rinor Hysaj , 38 vjeçar, ndërsa i dyshuari është K. F.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 19 korrik, rreth orës , në rrugën “2 Korriku”, pranë lokalit “X-Bar” në Shtime. Burimet thonë se Policia është njoftuar rreth orës se një person po kërkonte ndihmë pasi ishte therur me mjet të mprehtë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës.
Kur kanë arritur në lokacion, zyrtarët kanë gjetur Rinor Hysajn me plagë të shkaktuara nga mjet i mprehtë në bark, qafë dhe duar. Pas dhënies së ndihmës së parë në QKMF Shtime, viktima është transportuar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Ferizaj për trajtim të mëtejshëm.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë nisur ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe grumbullimin e provave materiale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Policia është në kërkim të K. F, i cili dyshohet se është autori i sulmit. Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
