Ekskluzive | Dyshohet se u mbyt një person në Liqenin e Batllavës,

0%

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në Liqenin e Batllavës, ku një person dyshohet se është mbytur në ujë. Siç mëson Sinjali nga burimet e veta, viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të rastit.

Pas raportimit për personin e zhdukur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe personat përgjegjës për ndërhyrje në raste të tilla. Autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e personit, ndërsa po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë ngjarje.

Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare për identitetin e personit apo konfirmim përfundimtar për gjendjen e tij. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com