Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe kushte të favorshme për përhapjen e flakëve.
Sipas Policisë, çdo zjarr, pavarësisht nëse shkaktohet me dashje apo nga pakujdesia, mund të rrezikojë jetën e njerëzve, të shkaktojë dëme të mëdha materiale dhe të dëmtojë rëndë mjedisin. Qytetarëve u është kërkuar që të shmangin djegien e mbeturinave, barit të thatë, sipërfaqeve bujqësore dhe pyjore, si dhe çdo veprim tjetër që mund të shkaktojë zjarr.
Policia Rajonale e Ferizajt ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj personave që shkaktojnë zjarre, qoftë me dashje apo si pasojë e neglizhencës. Njëkohësisht, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të zjarrvënies apo situatë që mund të paraqesë rrezik.
“Së bashku mund të mbrojmë jetën, pronën dhe mjedisin tonë”, thuhet në apelin e Policisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
